
Manchester United ka arritur fitoren e tretë radhazi në Premier League.
Përballë Leicester, Jadon Sancho shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 23-të, duke i dhënë 3 pikë të tjera “Djajve të kuq”.
Kështu, pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të kampionatit, ekipi i drejtuar nga Ten Hag grumbullon 9 pikë pas 3 fitoreve në ndeshjet e tjera dhe renditet në vendin e pestë. (A2 Televizion)