Kombëtarja shqiptare e femrave është mposhtur 1-2 në Elbasan Arena nga Polonia.
Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Armir Grima, e nisën ndeshjen mjaft mirë pasi kaluan në avantazh që në fillim me anë të Qendresa Krasniqit, por vetëm kaq, pasi skuadra mike arriti të përmbysë gjithçka. Pajor ishte autore e dy golave të shpejtë në fundin e pjesës së parë.
Në 45 minutat e dyta, kombëtarja shqiptare ishte më kërkuese, por pa mundur të gjente të paktën golin e barazimit në këtë sfidë. Për t’u veçuar ishte një shtyllë e realizuar nga kapitenia Megi Doçi nga goditja e dënimit ku Polonia ishte me fat.
Pas 9 ndeshjeve në eliminatoret për Kupën e Botës, Shqipëria gjendet në vendin e katërt në grup me vetëm me 10 pikë. (A2 Televizion)




