Nuk është i largët momenti kur Bashkimi Europian, ndër të tjerët, do të pengoi shitjen e automjeteve me karburante tradicionale, si benzina dhe nafta.
Diçka e tillë parashikohet brenda dekadës, por kompanitë e mëdha automobilistike nuk dëshirojnë të mbeten të papërgatitura kur te vijë vendimi historik.
Salloni automobilistik i Mynihut në Gjermani tregon më së qarti faktin që tashmë modelet elektrike janë prioritet i kompanive të mëdha automobilistike. Në galeri disa nga modelet më interesante Audi Grandsphere, pothuajse një limuzinë elektrike e modelit A8, ku timoni dhe pedalet zhduken BMW iVision Circular, ku më shumë se performanca dhe autonomia ka rëndësi impakti mjedisor i një mjeti 100% me materiale të ricikluara Një makinë legjendare dhe për pak njerëz. E-Legend EL1, tribut i Audi Quattro që bëri revolucion në botën e rally, me një çmim që kalon 1 milion euro Hyunday Prophecy një xhevahir teknologjik me performancat e një makine gare, në treg nga viti 2022 BMW iVision Circular, ku më shumë se performanca dhe autonomia ka rëndësi impakti mjedisor i një mjeti 100% me materiale të ricikluara Mercedes EQS 53 është modeli i parë elektrik që ka edhe ndihmën e paketës AMG, me kosto më shumë se 80 mijë euro Mercedes MQB, modeli elektrik më i vogël i paraqitur nga shtëpia gjermane. Pothuajse 300 kilometra autonomi, rimbushje në 80% në 30 minuta, me një kosto 60 mijë euro vitin e ardhshëm Mercedes EQE Mercedes-Maybach është një nga modelet elektrike më luksoze, preh e miliarderëve të gjithë botës duke filluar nga viti 2023 Ora Cat, modeli kinez me autonomi më shumë se 270 kilometra, plot stil Renault Megane E-Tech Electric do të jetë në treg nga viti i ardhshëm, një SUV familjar me kosto rreth 35 mijë euro City Transformer, mjeti që ndryshon dimensionet për t’ përshtatur me trafikun urban, në shitje paraprake me çmim pak se 13 mijë euro Smart Concept #1, një nga modelet elektrike më të pritura, pritet në 2023 ID.Life, një mjet i lirë dhe plot teknologji
Salloni automobilistik i Mynihut në Gjermani tregon më së qarti faktin që tashmë modelet elektrike janë prioritet i tyre. Dhe modelet janë të shumta, nga ato luksozet te ato tejet ekonomiket, por të bashkuara nga qasja teknologjike, dhe dëshira për të mos ndotur më planetin.
Në fotogaleri, disa nga modelet më interesante të sallonit të Mynihut, ku disa prej tyre janë tashmë në treg. (A2 Televizion)