Krimet zgjedhore pa ndëshkim - 31 Minuta

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 22:19 | 31 Minuta

Teksa vëmendja e politikës është përqendruar te beteja për 14 majin, programi “31 Minuta” rikthen shqetësimin e krimeve zgjedhore që na kanë shoqëruar në proceset e mëparshme elektorale. Për vitin e shkuar kishim 27 procedimeve të regjistruara, 3 procese në gjykatë dhe 14 të dënuar. Por kaq. E gjitha është një statistikë numrash dhe pa specifikuar veprën dhe llojin e krimit zgjedhor. Ne vijojmë të mos kemi asnjë të dhënë se kush u dënua, kush mori pafajësi dhe institucionet që kanë përgjegjësinë për ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve japin minimumin e informacionit, apo edhe refuzojnë që të përgjigjen. Ata që njohin proceset zgjedhore, por edhe aktorët politikë flasin në këtë program si në çdo prag zgjedhjesh për kërcënimin edhe të këtij procesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos