
Shqiptarët nuk kanë shpenzuar shumë para për festat e fundvitit. Instituti i Statistikave konstaton se në dhjetor inflacioni shënoi 1.8%, nën objektivin minimal të Bankës së Shqipërisë.
Ky tregues ka qenë po në këtë nivel në dhjetor të vitit të kaluar. Të dhënat e detajuara tregojnë se çmimet janë rritur në këtë periudhë. Kjo kryesisht në grupet ‘Ushqime dhe pije joalkoolike’, si dhe grupi i karburanteve dhe energjisë. Ushqimet u shtrenjtuan me 2.8% krahasuar me dhjetorin 2017.
Niveli i ulët i inflacionit përballë rritjes së çmimeve shpjegohet me konsumin e dobët, që mbetet një problem për ekonominë shqiptare. (A2 Televizion)