
Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e tij të 12, me luftime të ashpra në disa territore të vendit. Objektivi kryesor i Moskës është marrja e Kievit, por edhe qytetit kryesor port të Ukrainës, Odessa. Ndërkohë tanket ruse janë grumbulluar pranë Kievit dhe janë gati për një mësymje të plotë, me qëllim marrjen e qytetit.
Beteja po zhvillohet po aq e fortë edhe në jug të vendit, një tjetër front nga ku Rusia nisi sulmin më 24 shkurt. Pas marrjes së Khersonit, Mariupoli dhe Mykolaiv janë dy qytetet e tjera që po përballen me agresionin rus.
Mësoni gjithçka ndodh në Ukrainë përmes infografikëve të A2 CNN. (A2 Televizion)