“Perëndimi nuk veproi në kohë dhe me vendosmërinë e duhur ndaj kërcënimit rus”

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 16:25 | Bota
“Perëndimi nuk veproi në kohë dhe me vendosmërinë

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, është shprehur se Perëndimi “nuk ka vepruar në kohë dhe me vendosmërinë e duhur” ndaj vendosjes së trupave ruse në kufi me Ukrainën.

“E vërteta është se Presidenti Putin nuk i mori seriozisht kërcënimet e Perëndimit. Pushtimi i Ukrainës ishte shkatërrim i sigurisë së Europës nga Rusia”, tha Truss.

https://a2news.com/2022/03/07/jemi-gati-per-cdo-kercenim-blinken-neni-5-i-traktatit-te-nato-eshte-i-shenjte-per-shba/

Sipas saj, e vetmja gjë që mund të bëjnë tani vendet perëndimore është që të forcojnë NATO-n.

“Tani duhet të forcojmë NATO-n, sidomos në krahun lindor të tij. Tashmë kemi shtuar trupat në Estoni, por duhet të bëjmë më shumë. Duhet të shpenzojmë shumë për mbrojtjen”, tha Truss në komisionin e Punëve të Jashtme në Parlamentin britanik. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/07/krize-humanitare-ne-ukraine-1-7-milione-persona-jane-larguar-nga-vendi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos