
Kur u largua nga Barcelona në fundin e sezonit të kaluar, të gjithë menduan se karriera e artë e mesfushorit Iniesta u mbyll, por nuk ishte aspak kështu.
Tashmë në moshën 35-vjeçare, ish-ylli i Barcelonës, vijon të shkëlqejë në Japoni.
Ai i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Vissel Kobe me një gol fantastik, duke treguar se vijon të zotërojë një përgatitje të lartë fizike, pasi klasi i tij nuk mund të vihet në diskutim. (A2 Televizion)