
Ekonomia shqiptare rritet me +18% në tremujorin e dytë, raportoi Instituti i Statistikave. Sipas kryeministrit Edi Rama, kjo shënon rritjen më të lartë në rajon. “Kjo rritje zbut masivisht efektet tronditëse të pandemisë dhe hap një perspektivë shumë inkurajuese për mbylljen e vitit 2021 me shërimin e plotë të plagëve të vitit të shkuar në ekonomi”, shkroi kryeministri në një postim në Facebook.
Sipas INSTAT, industria, tregtia dhe ndërtimi janë kontribuesit më kryesorë në rritjen e fortë të ekonomisë. “Kjo konfirmon përmirësimin e ndjeshëm të aktivitetit ekonomik, falë reformave, mirëqeverisjes ekonomike dhe rikthimit të të gjitha vendeve të humbura të punës vitin e kaluar”, tha Rama. (A2 Televizion)