
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, pasi vetëm kështu mund të përshpejtojnë procesin e integrimit europian.
“Europa ka dilemë sa i takon imazhit tonë. E kanë të vështirë të kapërdijnë një fakt, që 6 vende të reja, të cilat nuk mund të merren vesh për asgjë, do të marrin të drejtën e vetos dhe do të bllokojnë çdo proces në BE”, tha Osmani në një intervistë ekskluzive për A2 CNN.
“Duhet të kemi mirëkuptim për këtë dhe duhet të punojmë që të krijojmë një imazh të ri sa i takon pjekurisë tonë për të bashkëpunuar dhe për të treguar se kemi dallime, por edhe fusha në të cilat mund të dakordësohemi”. (A2 Televizion)