Inter shërohet nga Covid-19 në prag të ndeshjes ndaj Bologna

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 13:07 | Futboll
Inter shërohet nga Covid-19 në prag të ndeshjes ndaj Bologna

Trajneri i Interit, Antonio Conte, po i rekuperon të gjithë lojtarët. Kundër Bologna, ndeshja e radhës në Serinë A, në qendër të mbrojtjes duhet të jetë si zakonisht De Vrij.

Pas Handanovic dhe Vecino, edhe mbrojtësi holandez, njëri prej të infektuarve me Covid-19 përpara pushimit të kombëtareve, ka rezultuar negativ në testin e fundit.

Është i sigurt grumbullimi i tij për përballjen me Bologna, por ende nuk dihet me siguri nëse do ta nisë ndeshjen si titullar.

Ndeshja Bologna-Inter është parashikuar për të shtunën në mbrëmje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos