
Interi shkon në gjysmëfinale të Europa League duke mundur Bayer Leverkusen 2-1, një rezultat që nuk tregon në të vërtetë rastet e shumta të krijuara në fushë.
Milanezët dominojnë 30 minutat e para duke pasur raste të shumta ndaj gjermanëve, që janë të shpejtë në sulm por disi të pavëmendshëm në mbrojtje.
Inter gjen golin me mesfushorin Barella në minutën e 15-të, dhe dyfishojnë me bomberin Lukaku me një aksion të bukur ku belgu arrin të shënojë praktikisht duke u rrëzuar.
Gjermanët nuk shkëlqejnë por arrijnë të shënojnë në një nga aksionet e pakta me lojtarin më përfaqësues si Havertz.
Raste të shumta shpërdorohen nga Inter po me Lukakun dhe Barella, diçka që vijon edhe në pjesën e dytë, ku arbitri i jep italianëve dy penallti dhe më pas ia heq (me të drejtë) me VAR.
Interi në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesen e nesërme midis Shaktar Dontesk dhe Bazelit. (A2 Televizion)