
Kukësi nënkampion i Shqipërisë, do të luajë kundër bullgarëve të Slavia Sofia, në raundin e parë kualifikues të Europa League.
Pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, edhe Laçi mësoi kundërshtarin, që do të jetë skuadra Neftçi nga Azerbajxhani, ndërsa Teuta, fituese e Kupës, do të përballet me izraelitët e Beitar Jerusalem.
Sikurse në Champions League, edhe sfidat e Europa League do të luhen me një takim të vetëm, që do të zhvillohet më 27 gusht, me fituesit që kalojnë në raundin e dytë kualifikues.
Kukësi do ta luajë ndeshjen e vet në Shqipëri, në “Air Albania”, ndërsa Laçi dhe Teuta do të duhet të udhëtojnë për në Azerbajxhan dhe Izrael për të provuar kalimin në fazën tjetër të kompeticionit. (A2 Televizion)