Investimet e huaja, forma sesi mund të thithen në periudhë pandemie

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 13:53 | Ekonomi
Investimet e huaja, forma sesi mund të thithen në periudhë

Ndikimi i pandemisë tek investimet e huaja ishte i pritshëm, në kushtet kur në rang global këto flukse janë tkurrur me 70%. Por në Shqipëri këtij faktori i shtohet edhe përfundimi i dy projekteve madhore, gazsjellësit TAP dhe hidrocentralit të Devollit që vitet e fundit kanë mbajtur peshën kryesore në totalin e investimeve të huaja.

Ish drejtori i Agjencisë së Nxitjeves së Investimeve të Huaja shpjegon se forma e vetme që qeveria mund të përdorë për të tërhequr investitorë në këtë periudhë pandemie është ofrimi i projekteve të gatshme në sektorë strategjikë, vecanërisht në energjetikë dhe turizëm.

Investimet e huaja konsiderohen thelbësore për zhvillimin e një ekonomie, pasi përvec valutës që futet në vend, ato janë burim për krijimin e vendeve pune dhe janë një ndër gjeneruesit e rritjes ekonomike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos