Siguracioni i detyrueshëm i automjeteve, diskutohet sot në komisionet parlamentare

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 08:07 | Ekonomi
Siguracioni i detyrueshëm i automjeteve, diskutohet sot në komisionet

Në komisionin për veprimtaritë prodhuese diskutohen sot ndryshimet në Kodin Rrugor që kanë për synim ta përafrojnë me atë të BE-së.

Çështja më sensitive mbetet gjobitja nëse të mbaron sigurimi i detyrueshëm. Shoqata e Siguruesve kërkon gjoba automatike brenda 30 ditëve.

Por në këtë pikë, del kundër drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, sipas të cilit nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë dakordësi mes palëve në lidhje me këtë çështje. Gjobitja automatike e qytetarëve nuk është një hap në interes të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos