Investimet e huaja, Shqipëria është vendi më pak tërheqës në rajon

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 16:03 | Ekonomi
Investimet e huaja, Shqipëria është vendi më pak

Shqipëria është vendi më pak tërheqës për të bërë biznes në rajon. Këtë e vërteton edhe raporti i Doing Business ku Shqipëria u rendit në vend të 82, duke humbur plot 19 pozicione, çka tregon për një përkeqësim të ndjeshëm të klimës së biznesit.

Korrupsioni, ndryshimet e shpeshta ligjore si dhe problemet me çështjet e pronësisë evidentohen si shqetësimet kryesore që hasin sipërmarrësit e huaj. Dy investimet e mëdha, TAP dhe Devoll janë drejt përfundimit dhe nuk ka ende asnjë projekt konkret që mund t’i zëvendësojnë ato.

Ndërkaq, fluksi i investimeve të huaja duket se po zhvendoset nga energjia për t’u orientuar drejt sektorëve të tjerë si industria nxjerrëse dhe turizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos