Pasojat e tërmetit, Sejko: Vonesat me rindërtimin, rrezik për ekonominë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 19:28 | Ekonomi
Pasojat e tërmetit, Sejko: Vonesat me rindërtimin, rrezik për

Efektet e tërmetit nuk do të pengojnë zhvillimin afatgjatë të vendit. Por, sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vonesat në zbatimin e programit të rindërtimit si dhe mbështetja e tij në burime të brendshme financiare shihen si rreziqe të mundshme që mund të japin një impakt negativ në ekonomi

“Këshilli mbikëqyrës vlerëson se rreziqet potenciale janë një intensitet më i fortë i efekteve negative të tërmetit në ecurinë ekonomike përgjatë vitit 2020 e në vazhdim.  Ky skenar mund të materializohet nëse efektet psikologjike të tërmetit tejkalojnë ndikimin e tij material në ekonomi”, tha Sejko.

Adresimi i këtyre rreziqeve mbetet atribut i strukturave të qeverisjes qendrore dhe vendore, tha Sejko, por materializimi i tyre do të kërkonte një rishikim në kahun lehtësues të qëndrimit të politikës monetare nga ana e Bankës Qendrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos