Iraku mori një paralajmërim verbal nga Irani pak para se bazat e saj të goditeshin me predha. Kështu raportoi Kryeministri i vendit, Adil Abdul Mahdi.
Në një deklaratë për mediat, qeveria irakiane tha se mesazhi paralajmërues kishte mbërritur pak pas mesnatës së të mërkurës. “Republika Islamike e Iranit tha se kundërpërgjigja e Iranit ndaj vrasjes së martirit Qasem Soleimani kishte nisur ose do të niste së shpejti, dhe se goditja do të kufizohej rreth bazave ushtarake amerikane në Irak, pa dhënë detaje”, thuhet në deklaratën e Kryeministrit irakian.
Abdul Mahdi tha gjithashtu se pas marrjes së informacionit, krerët ushtarakë irakianë u paralajmëruan për të marrë masa. Sulmi ndodhi mes orës 1:45 – 2:15 me orën lokale. Ai i bëri thirrje palëve që të mos e rëndonin më tepër situatën, pasi sipas tij, Iraku dhe i gjithë rajoni do të ishin viktimat e para të luftës shkatërrimtare, siç e cilësoi ai. (A2 Televizion)