Sulmet iraniane, reagon BE: Të ndalen armët, po rrezikohet aleanca kundër ISIS

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 12:05 | Bota
Sulmet iraniane, reagon BE: Të ndalen armët, po rrezikohet aleanca

Pas sulmeve iraniane në bazat ushtarake amerikane në Irak, reagon edhe Bashkimi Europian.

Në një konferencë shtypi të përbashkët të presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe ministrit të Jashtëm europian Josep Borrel, gjermanja deklaroi se “kriza e këtyre ditëve nuk përfshin vetëm rajonin, por të gjithë ne. Përdorimi i armëve duhet të ndalet tani, për t’i dhënë hapësirë dialogut”.

Borrel shtoi se ngjarjet në Lindjen e Mesme janë tepër shqetësuese dhe “rrezikojnë seriozisht të dëmtojnë koalicionin anti-ISIS”.  

https://a2news.com/2020/01/08/irani-nis-sulmin-ndaj-forcave-amerikane-ne-irak/

Spanjolli shtoi se synim i BE është shpëtimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, duke konfirmuar ftesën për ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Zarif në Bruksel.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos