Irani publikon pamjet dramatike kur avioni luftarak amerikan i afrohet aeroplanit me civilë

Nga A2 CNN
24 Korrik 2020, 18:40 | Aktualitet

Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi një avion luftarak amerikan fluturoi pranë një aeroplani me pasagjerë civilë iranianë në Siri. Video dramatike, e kapur nga brenda avionit nga vetë udhëtarët, u publikua nga televizioni shtetëror iranian. Incidenti mësohet se ka ndodhur të enjten mbi Damask. Pavarësisht trazirave në bord, avioni zbriti pa probleme në aeroportin e Bejrutit. Ushtria amerikane konfirmoi se avioni ishte i saj dhe tha se fluturimi ishte rutinë, për “inspektimin”. Në një deklaratë për mediat ushtrua tha se avioni luftarak qëndroi në distancë rreth 1000-1500 metra nga avioni iranian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos