Ky është momenti ku shoferi i një autobusi linje urbane në Tiranë konstatohet nga policia nën efektin e alkoolit me masën 0.19 mg/l. Uniformat blu e kanë gjobitur drejtuesin e autobusit me pezullim patente për tre muaj, heqje 8 pikë nga leja e drejtimit si dhe me gjobë 15 mijë lëkë.
Gjatë aksionit në rrugët e Tiranës policia arrestoi edhe një person i cili po kryente manovra të rrezikshme me motomjetin që drejtonte pa leje dhe në efektin e lëndëve narkotike, në sheshin “Skënderbej”, gjatë kohës që po zhvillohej “Wizz Air Tirana Marathon”.
Si rezultat i monitorimit akseve kryesore gjatë ditët e fundit, Policia Rrugore e Tiranës arrestoi 9 shtetas procedoi penalisht 21 të tjerë. 9 të arrestuarit e tjerë dhe 21 të proceduarit drejtonin mjetet, në efektin e alkoolit.
Gjatë monitorimit permanent, në të gjitha akset e kryeqytetit, në pikat hyrëse/dalëse dhe në afërsi të institucioneve arsimore u konstatuan dhe u ndëshkuan 4384 shkelje. Konkretisht 3780 drejtues u ndëshkuan për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të mjetit; 59 drejtues u ndëshkuan për pozicionim të gabuar të mjetit në korsi; 103 shtetas u ndëshkuan për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit; 123 drejtues mjetesh u ndëshkuan për mosvendosje të rripit të sigurimit; 176 drejtues motomjetesh u ndëshkuan për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 43 mjete u bllokuan. (A2 Televizion)