Një “test i madh” në Arenën Kombëtare, sot kuqezinjtë e vegjël përballen me Spanjën

Nga Dea Kozma
17 Nëntor 2026, 12:23 | Futboll

Një “test i madh” në Arenën Kombëtare, sot

Një tjetër mbrëmje europiane në “Arenën Kombëtare”, këtë herë me protagonistë talentet e së ardhmes. Shqipëria U-21 përballet me Spanjën, në një miqësore që shkon përtej një rezultati, pasi është një tjetër provë e rëndësishme në rrugëtimin drejt Kampionatit Europian 2027, ku kuqezinjtë do të jenë një nga vendet organizatore.

Skuadra e Alban Bushit vjen me moral të lartë pas fitores 3-1 ndaj Luksemburgut, ndërsa përballë do të ketë një kundërshtar të një tjetër niveli. Spanja njihet për cilësinë teknike, zotërimin e topit dhe shpejtësinë në qarkullimin e tij, elemente që trajneri kuqezi i ka pasur në fokus gjatë përgatitjeve.

Një lajm i mirë është se grupi është në gjendje të mirë fizike dhe nuk ka lojtarë të dëmtuar. Për më tepër, hyrja në stadium do të jetë falas, ndaj kuqezinjtë presin mbështetjen e tifozëve.

Ndeshja luhet të martën, më 17 nëntor, në orën 19:00. Një provë e fortë për të rinjtë shqiptarë, përballë një prej shkollave më të mira të futbollit europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos