Një vit më parë Jenson Button u tërhoq pas një karriere të madhe nga Formula 1 dhe tashmë duket se është totalisht i përqendruar te familja e tij.
Së fundmi, ai ka ndarë lajmin se së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Prej kohësh, ai është në lidhje me modelen Brittny Ward.
Ish-piloti i F1, tashmë në moshën 38 vjeçare ndau lajmin me fansat e tij në “Instagram”. (A2 Televizion)