Ish-Presidenti amerikan i rikthehet punës në ndërtim një ditë pas aksidentit

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 13:00 | Bota

Ish-Presidenti amerikan Jimmy Carter, iu rikthye punës të hënën duke ndihmuar në ndërtimin e shtëpive për personat në nevojë në Tenesi, SHBA, vetëm një ditë pasi u rrëzua në shtëpi duke u dëmtuar në fytyrë.

Presidenti më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2015, u pa të punonte me trapan dhe duke ngulur gozhdë, duke mos treguar asnjë shenjë lodhjeje apo problemesh nga aksidenti i një dite më parë. Edhe pse është 95 vjeç, Carter refuzoi të qëndronte mbyllur. “Kisha një prioritet kryesor, ndërtimin e shtëpive”, tha ai për mediat amerikane.

Carter është Presidenti i 39 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka shërbyer në periudhën 20 janar 1977 – 20 janar 1981. Ai është diagnostikuar me probleme në mëlçi dhe tru, por pas gjashtë muajve betejë me rreze dhe imunoterapi arriti të mposhte kancerin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos