
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur në lidhje me emërimin e Gjovalin Lokës dhe Artan Shkëmbit, të akuzuar si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Lokës, unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij”, tha Lleshaj.
Në lidhje me akuzat e opozitës, ministri nuk u përgjigj.
Deklaratat e Sandër Lleshajt u bënë nga Korça, ku ministri mori pjesë në prezantimin e forcave të reja policore që janë shtuar në radhët e Policisë Kufitare dhe forcave “Shqiponja”, të cilat u shtuan me 50 efektivë të rinj. (A2 Televizion)