Ish-sigurimsat në Polici, shkresat e Autoritetit të Dosjeve që në vitin 2019

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 15:07 | Aktualitet
Ish-sigurimsat në Polici, shkresat e Autoritetit të Dosjeve që

Që nga viti 2019, Autoriteti i Dosjeve i ka dërguar shkresa Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit se në radhët e saj ka ish-pjesëtarë të sigurimit të shtetit. Zyrtarët në Policinë e Shtetit nuk dihet se çfarë funksionesh mbajnë. Dy prej tyre kanë inicialet G.Z. dhe B.SH., ndërsa emri i tretë është Artan Shkëmbi, kreu i Policisë Kriminale.

Vendimet e Autoritetit të Dosjeve u dërguan një vit më parë në prag të nisjes se procesit të vetting-ut, por edhe pse njëri prej këtyre oficerëve, Artan Shkëmbi, e kaloi kontrollin e figurës, ndonëse nuk kishte plotësuar saktë formularin e deklarimit në këtë pikë.

Të njëjtën histori kishte dhe kreu i rendit dhe sigurisë publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, i cili pyetjes së formularit nëse ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit i ishte përgjigjur negativisht. Por komisioni i jashtëm i vlerësimit i faktoi të shkuarën e tij si pjesë e sigurimit ndonëse për një kohë të shkurtër, dymujore, pas vitit 1990.

Tashmë, Partia Demokratike pretendon se nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit me pseudonimin Filtri. Sipas PD, Dervishaj ka qenë operativ sigurimi që prej vitit 1981 ndërsa ky fakt bie në kundërshtim me vetting-un në Polici. Dervishaj nuk ka qenë të lista e 55 zyrtarëve të parë të policisë për të cilët është kërkuar informacion nga autoriteti i dosjeve, por mbetet për t’u parë përgjigjja e tij nëse ka qenë apo jo pjesë e sigurimit. 2 kolegët e tij në uniformë deklaruan se nuk kishin qenë pjesë, por dokumentet treguan të kundërtën. Përpos kësaj ata kaluan pastërtinë e figurës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos