Ishte në koma, zgjidhet kryetar bashkie

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 13:04 | Bota
Ishte në koma, zgjidhet kryetar bashkie

Qyteti i Goianias në Brazil është duke mbajtur zi për kryetarin e tij të bashkisë, Maguito Vilela, i cili ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, si pasojë e komplikacioneve shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Vilela u zgjodh në krye të bashkisë së qytetit brazilian, ndërsa ishte në koma të induktuar në spital. Ai nuk e dinte se ishte zgjedhur për të drejtuar qytetin e tij derisa i tha i biri një ditë kur doli nga koma.

Familja e kryebashkiakut ishte goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Dy motrat e tij të moshuara kishin vdekur gjithashtu nga virusi pak kohë më parë në një distancë 10-ditore,

Brazili është një ndër shtetet më të goditura rëndë nga koronavirusi. Ai renditet pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për numrin më të madh të viktimave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos