Ishte në takim në shtëpinë e të panjohurit, 30-vjeçarja bllokohet aty nga karantinimi i papritur

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 18:03 | Lifestyle
Ishte në takim në shtëpinë e të panjohurit,

Duhej të ishte një takim i shpejtë sa për t’u njohur, por një grua kineze mbeti e bllokuar në shtëpinë e të panjohurit pasi qyteti ku ajo jetonte, Zhengzhou, u fut në karantinim të plotë.

30-vjeçarja shkoi në shtëpinë e personit që kishte lënë takim në 6 janar, pasi, sipas saj, ai kishte dashur t’i tregonte se sa mirë gatuante.

Kur donte të kthehej në shtëpi pas darkës, ajo zbuloi se lagjja kishte hyrë në karantinim të plotë.

https://www.youtube.com/watch?v=MeR4qGkVQSw&t=1s

Në Kinë, zona të tëra karantinohen menjëherë pasi autoritetet shëndetësore zbulojnë raste me Covid-19 mes banorëve. Këto karantinime të menjëherëshme shoqërohen me testime masive dhe izolime të gjata, në mënyrë që të mos ketë përhapje të koronavirusit.

Kështu, 30-vjeçarja ngeci në shtëpinë e personit që e kishte takuar për herë të parë. Në rrjetet sociale, ajo postonte video duke treguar burrin që gatuante dhe pastronte dyshemenë, që u bënë virale menjëherë në rrjetin social kinez Weibo.

Për “The Paper”, gruaja tregon aspekte të jetës në shtëpinë e të panjohurit, ku gjendet ende sot: “Është i mirë, gatuan, pastron shtëpinë dhe punon në laptop. Edhe pse nuk gatuan shumë mirë, i pëlqen të kalojë kohë në kuzhinë dhe mendoj se kjo është fantastike. Është njeri i ndershëm dhe nuk flet shumë. Kur videoja ime e parë u bë virale, nisën ta telefononin shumë miq dhe prandaj e fshiva atë video”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos