
Një shqiptare 44-vjeçare dhe djali i saj 26-vjeçar janë arrestuar në Itali, pasi futën 20 gramë hashash në burgun e Riminit.
I burgosuri shqiptar kishte një takim familjar të parashikuar me nënën dhe vëllain dhe pikërisht në momentin e takimit mes vëllezërve, policët e burgjeve vunë re disa lëvizje të çuditshme, por vendosën të mos ndërhynin menjëherë.
Sapo takimi mbaroi, nëna dhë vëllai u arrestuan në dalje të burgut, ndërsa u sekuestrua edhe sasia e drogës. (A2 Televizion)