
Një makinë është përplasur me një motor në aksin rrugor rural Elbasan- Shushicë ku si pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Byshek dhe të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit Xh.C. 53 vjeç dhe pasagjeri në motor.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kontrollin e mjekëve. (A2 Televizion)