Itali, përgjysmohen viktimat nga koronavirusi, krahasuar me një ditë më parë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 18:04 | Bota
Itali, përgjysmohen viktimat nga koronavirusi, krahasuar me një

Italia ka shënuar një ulje të numrit të personave që humbën betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Sipas deklaratës së Mbrojtjes Civilë, në Itali u regjistruan 15 viktima ditën e fundit, nga 30 që ishin një ditë më parë. Të infektuarit e rinj janë 193, pjesa më e madhe e të cilëve banojnë në Lombardi dhe Emilia Romagna.

Nga Bergamo vjen lajmi më i mirë i ditës së sotme, ku nuk raportohet më asnjë person i shtruar në terapinë intensive të spitalit “Papa Giovanni XXII”, 137 ditë rastit të parë.

Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën 34,914 persona ndërsa të infektuarit janë mbi 240 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos