Itali, rritje e bilancit, sërish numër shqetësues viktimash

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 17:38 | Bota
Itali, rritje e bilancit, sërish numër shqetësues viktimash

Bilanci italian i pandemisë sot tregon për një rritje të dukshme  të rasteve pozitive por edhe të viktimave.

Sipas autoriteteve shëndetësore, të infektuarit janë 11212, nga 8585 rastet e 24 orëve më parë, por duhet theksuar se testimet janë pothuajse dyfishuar.

Viktimat janë 659, një e dhënë shqetësuese duke marrë parasysh se dje ishin 445. Veneto mbetet rajoni më i goditur, me 2655 raste të reja.  

Ndërkohë, rritet debati në Itali për vaksinën, ku disa personalitete kanë deklaruar se shteti do të duhej të shndërronte vaksinimin në një akt me detyrim. Mendime të ndryshme ka pasur edhe për sa i përket radhës, ku një pjesë e ekspertëve mendon se do të ishte më mirë vaksinimi i të rinjve para të moshuarve.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos