Itali, shënohen 161 viktima në 24 orë. Ulen rastet e reja

Nga A2 CNN
20 Maj 2020, 18:05 | Bota
Itali, shënohen 161 viktima në 24 orë. Ulen rastet e reja

Në Itali janë shënuar 161 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, një më pak sesa ditën e djeshme.

Ndërkohë, rastet e reja janë 665, duke shënuar ulje krahasuar me 24 orë më parë (813).

Ndërkohë, janë shëruar 2881 persona në ditën e fundit. Një ditë më parë, shifra e të shëruarve ishte 2075.

Gjithashtu, janë 4 rajone që nuk kanë regjistruar asnjë rast të ri me Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos