Itali, të infektuarit në rritje, ulet bilanci i viktimave

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 18:09 | Bota
Itali, të infektuarit në rritje, ulet bilanci i viktimave

Vazhdon të rritet bilanci i infektimeve në Itali, ku sot janë regjistruar 289 persona si pozitivë ndaj COVID-19, ndërsa ditën e djeshme ishin 212.

Ndërkohë, është pothuajse përgjysmuar numri i viktimave, 6 nga 11 të 24 orëve më parë.

Në Lombardi ka shifra të qëndrueshme, por shqetësojnë vatrat e reja që janë hapur në Emilia Romanja dhe veçanërisht në Veneto, ku regjistrohen edhe 3 nga viktimat dhe të infektuarit janë pothuajse dyfishuar.

Rritje ka edhe në rajonin e Lacios, nga 10 në 37 raste, pjesërisht brenda komuniteteve të huaja.  

Viktimat totale nga pandemia në Itali kanë kaluar në 35129 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos