Një libër i ri hedh dritë mbi ushtarët me ngjyrë të Luftës Civile amerikane, nëpërmjet fotografive të shekullit XIX.
Lufta Civile (1861-1865) ishte konflikti i parë i madh i dokumentuar me foto, që në atë kohë ishte teknologjia më e avancuar e kohës.
Në këtë konflikt, ushtarët me ngjyrë u përfshinë në luftë që në fillim, edhe pse nuk u lejohej diçka e tillë. Vetëm 15 muaj pas nisjes së Luftës Civile, personave me ngjyrë (që nuk ishin skllevër) iu njoh e drejta për të qenë ushtarë dhe iu bashkuan regjimenteve në Ilinois dhe Nju Jork.
Ata paguheshin 7 $ në muaj, sa gjysma e një ushtari të bardhë.
Në fund të Luftës Civile, 10% e ushtarëve (rreth 179 000) ishin me ngjyrë. Në konflikt, humbën jetën 40 000 prej tyre. (A2 Televizion)