
Qeveria e Belgjikës po vendos në zbatim një rregull të ri gjatë bllokimit të ri kombëtar që erdhi si shkak i pandemisë koronavirus.
Për të ndihmuar psikologjikisht popullatën është aktivizuar ajo që quhet “Knuffelcontact”, thënë në shqip, “kontakti për përkëdhelje”.
Përveç bashkëjetuesve, çdo anëtar i një familjeje ka të drejtë të ketë një person për mbështetje emocionale dhe psikologjike.
Kryeministri, Aleksandër De Croo, shpjegoi se dëshiron një shtetrrethim dhe jo një izolim, prandaj erdhi dhe ky rregull.
Në rast se një person jeton vetëm, ka të drejtë të ketë dy “kontakte përkëdheljeje”.
Megjithatë, ka masa strikte për zbatimin e këtij rregulli, pasi çdo familje apo person që jeton vetëm, duhet të presë vetëm një mik në banesë dhe asnjëherë dy njëkohësisht. (A2 Televizion)