
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është futur në karantinë pas kontakteve me një person që rezultoi pozitiv me koronavirus.
Ghebreyesus pohon se nuk ka shfaqur ende simptoma, por për të garantuar që nuk do e shpërndajë virusin në rast se është bartës i tij, ka vendosur të futet në karantinë.
“Unë jam identifikuar si kontakt i dikujt që ka rezultuar pozitiv për # COVID19. Unë jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetë-karantinohem gjatë ditëve të ardhshme, në përputhje me protokollet e OBSH, dhe do punoj nga shtëpia”, shkruan Ghebresyesus në Twitter. (A2 Televizion)