“Jam më gomari nga të gjithë”, Conte merr përsipër përgjegjësinë e barazimit ndaj Slavia

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 08:25 | Futboll
“Jam më gomari nga të gjithë”, Conte merr

Me pikë të plota në kampionat, Interi debuton në Evropë dhe e kupton menjëherë se sa e vështirë është edhe kur luhet kundër skuadrave modeste.

Pas takimit ndaj Slavia Pragës që përfundoi me rezultatin 1-1, trajneri i zikaltërve, Antonio Conte, mori të gjithë përgjegjësinë mbi vete.

“Kundërshtari luajti në mënyrë evropiane. Vuajtëm shumë dhe nuk jam i kënaqur nga paraqitja jonë. Përgjegjësi kryesor jam unë. Nuk treguam asgjë nga ideja jonë e lojës, por kjo është pjesë e rritjes. Ju mund të mendoni se unë i ndryshoj gjërat si me magji, por nuk është kështu. Duhet shumë punë”, tha Conte.

Kur iu vu në dukje se Lukaku ishte jashtë forme, Conte tha: “Jo, nuk dua të flas për futbollistë të veçantë. Sot ishim të gjithë poshtë nivelit, unë i pari. Madje, unë jam më gomari nga të gjithë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos