
Kampioni në fuqi i Champions League, Liverpool-i, e ka nisur me humbje këtë sezon, duke u mposhtur 2-0 në Itali nga skuadra e Napolit.
Në stadiumin “San Paolo” u zhvillua një ndeshje thuajse e barabartë. Me raste për shënim nga të dyja ekipe, por në fund skuadra e drejtuar nga eksperti Ancelotti triumfoi me dy gola. Fillimisht shënoi belgu Mertens nga pika e 11-metërshit, ndërsa në fund rezultati u vulos nga Llorente.
Acelotti zbriti në fushën e lojës thuajse me të njëjtin formacion që ka zhvilluar edhe 3 takimet e para në Serie A, me Mertens e Lozano në sulm. Ndërkohë, kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nuk u grumbullua fare për këtë takim për arsye dëmtimi.
Ndërsa Klopp nuk u kursye aspak duke e nisur ndeshjen me treshen e frikshme Salah, Firmino, Mane, të cilët nuk mundën ta dërgonin topin në rrjetë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Slazburg-u shpartalloi me rezultatin e thellë 6-2 Genk-un, duke marrë kreun e grupit. (A2 Televizion)