Ish-lojtari i Skënderbeut shtang San Siron, i shënon Interit

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 20:25 | Futboll
Ish-lojtari i Skënderbeut shtang San Siron, i shënon Interit

Të gjithë e mbajnë mend Peter Olayinka kur shënonte me bluzën e Skënderbeut të Korçës.

Tashmë korçarët janë në ditë të vështira, ndërsa sulmuesi nga Nigeria vazhdon të shkëlqejë, madje ka arritur majat me Slavian e Pragës. Ai shtangu mijëra të pranishëm në “San Siro”, duke i shënuar një gol të bukur Interit të Contes në ndeshjen e parë të grupeve në Champions League.

https://www.youtube.com/watch?v=J4ympW9u2yk

Ishte minuta e 64 e ndeshjes kur sulmuesi i Slavias përfitoi nga një topi i devijuar nga portieri Handanovic dhe arriti para të gjithëve duke e dërguar topin në rrjetën e zikaltërve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos