Japonia ka dy heronj të rinj, motra dhe vëllai që fituan medaljen e artë të njëjtën ditë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 23:18 | Sporte të tjera

Kur miti i gjimnastikës botërore, Kohei Uchimura, pikërisht në vendin e tij, ra përtokë në ushtrimin e paraleleve duke humbur shansin e fitores së katërt në Olimpiadë, e gjithë Japonia vuajti në heshtje.  Por dielli që lind është simboli i vendit aziatik, dhe kështu që për një “zot” që bie, një tjetër ngrihet në piedestal. Madje, dy të tillë.

Japonia fitoi sot 2 medalje ari që do të mbeten në histori, jo vetëm se pasuan njëra tjetrën në pak sekonda, por sepse vinin nga dy sportistë, në të njëjtën disiplinë, që janë motër e vëlla.

Bëhet fjalë për judon, ku Uta dhe Hifumi Abe, 20 dhe 23 vjeç fituan në kategorinë 52 kile, aty ku gjithë shqiptarët shpresonin në një triumf të kampiones olimpike në fuqi, Majlinda Kelmendit. Eliminimi i vajzës nga Peja i hapi rrugën japonezes që mundi francezen Buchard.

Pak minuta më vonë, vëllai i saj Hifumi do të dominonte gjeorgjianin Marelashvili duke çuar në shtëpi medaljen e dytë, ashtu siç kishin bërë në Botërorin e Bakut në Azerbajxhan.

Tashmë i gjithë vendi flet për to, duke zbuluar edhe filozofinë e tyre, shumë konkrete. “Puna e palodhur mund të mund edhe gjenialitetin”. Një punë  e përditshme e filluar që nga mosha 5-vjeçare, që i ka mbajtur me këmbë në tokë, në perimetrin ku përballen me kundërshtarin por edhe në jetë. Do të jetë gjithmonë e më vështirë, modestia e tyre,  nga momenti që në qytetin e tyre Kobe, janë tashmë heronj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos