“Tokyo 2020”, Majlinda Kelmendi largohet përpara kohe

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 09:28 | Sporte të tjera

Xhudistja Majlinda Kelmendi ka humbur ndaj Reka Pupp nga Hungaria në ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Kampionia olimpike në Rio 2016, që garon në kategorinë deri në 52 kg nuk ishte në formën e saj më të mirë dhe hasi shumë vështirësi ndaj hungarezes Pupp.

Takimi shkoi ne Golden Point dhe një pasiguri në vendosje nga Kelmendi i dha mundësinë hungarezes të marrë pikën e fitores, duke nxjerrë jashtë këtyre Lojërave Kampionen e madh të Kosovës.

Ditë e pafat për shqiptarët, largohet me humbje dhe Arbreshe Rexhepi

Një tjetër shqiptare e mbylli me humbje përfaqësimin e saj në këtë Olimpiadë dhe ajo është Arbrësha Rexhepi, që përfaqësonte Maqedoninë e Veriut në këto Lojëra. Sportistja që garonte në peshën deri në 52 kg ishte krejtësisht modeste ndaj britanikes Chelsie Giles. Sportistja britanike dominoi në tapet dhe në pak minuta e nxorri jashtë sportisten me origjinë shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos