Në vitin 2011, Japonia u godit nga një tërmet i magnitudës 9, të cilit i pasoi një cunami që jo vetëm shkatërroi një pjesë të bregdetit në afërsi të Fukushimës, por dëmtoi në mënyrë serioze edhe centralin bërthamor të qytetit, në atë që cilësohet si aksidenti më i rëndë bërthamor nga koha e Çernobilit.
Miliona tonelata ujë u përdorën asokohe për të ftohur reaktorët, dhe më shumë se 1 milion prej atij uji ende ndodhet në brendësi të centralit. Uji tashmë është radioaktiv, dhe qeveria japoneze prej 9 vitesh po mendon mënyrën e asgjësimit të sigurt, nga momenti që kapaciteti mbajtës po zvogëlohet dita ditës.

Tërmeti i vitit 2011 në Japoni shkaktoi një cunami që shkatërroi një pjesë të prefekturës së Fukushimës 
Shkatërrimet nuk përjashtuan centralin bërthamor, ku shpërthime dhe rrjedhje radioaktive shkaktuan një nga aksidentet më të rënda nga Çernobili. 
Dëmet e centralit bërthamor 
Dëmet e centralit bërthamor 
Autoritetet japoneze po mendojnë të shkarkojnë në det ujin radioaktiv që ka ftohur reaktorët 
Pasojat e cunamit në 2011 
Pasojat e cunamit në 2011 
Pasojat e cunamit në 2011 
Pasojat e cunamit në 2011 
Pasojat e cunamit në 2011 
Plagët e atëhershme janë ende të pranishme në peizazhin e zonës
Nga mundësitë e ndryshme, si avullimi në atmosferë ose transportimi në kontejnerë të tjerë, qeveria mund të marrë parasysh edhe zgjidhjen më të thjeshtë, por me pasojë potencialisht më të rëndë për ekosistemin e asaj zone, pra shkarkimin e ujit në detin pranë të cilit ndodhet centrali bërthamor.
Mundësia ka hedhur në protestë kategorinë e ambientalistëve dhe peshkatarëve japonezë, që mendojnë se kjo zgjidhje mund të fundosë industrinë e peshkimit, që mezi po ngrihet nga cunami i vitit 2011 dhe nga efektet e pandemisë.
Edhe pse uji i centralit do të kalonte përmes disa filtrave të avancuara, që do të mbanin me vete pjesën më të madhe të elementeve radioaktive, njëri prej tyre, tritiumi, nuk mund të kapej nga filtrat dhe do të shpërndahej në det.
Trituimi është element potencialisht shumë i dëmshëm për njeriun, edhe pse i shpërndarë në ujërat e detit të Japonisë. (A2 Televizion)
