Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk fshihen më, fotografohen të përqafuar

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 11:54 | Showbiz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk fshihen më. Çifti u fotografua me krahët e mbështjellë rreth njëri-tjetrit, teksa u futën në një restorant në West Hollywood. Kjo është hera e parë që aktori dhe ylli i popit shihen kaq të afërt publikisht, ndërkohë që të gjitha mediat rozë po flasin për ta.

Duket se rikthimi nuk është vetëm një flirt momenti, pasi burime për People bëjnë me dije se çifti do të vazhdojë të udhëtojë gjatë gjithë verës mes Los Anxhelosit dhe Miamit.

"Ata janë shumë të lumtur bashkë. S'është një marrëdhënie rastësore dhe kalimtare. Po e marrin shumë seriozisht romancën dhe duan që të zgjasë", thotë burimi për revistën

Affleck dhe Lopez, të cilët ishin të fejuar në vitet 2000, filluan të takoheshin përsëri në prill të këtij viti pas ndarjes së J.Lo nga Alex Rodriguez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos