Jennifer Lopez feston ditëlindjen në krahët e Ben Affleck, e urojnë edhe Rita Ora e Bebe Rexha

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 12:33 | Showbiz

Që nga dita e ribashkimit të tyre, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Ditën e djeshme JLo ka festuar 52-vjetorin dhe përveç faktit që këngëtarja duket në formë të shkëlqyer, ka hapur diskutim edhe jahti 130 milionë dollarësh ku Affleck është kujdesur që të festojnë ditën e lindjes së aktores së njohur.

Ndërsa në llogarinë e Lopez në Instagram, ka plasur “lufta” se kush bën urimin më të bukur.

Mes dhjetëra fotografive të publikuara në Insta story, në sy bien edhe urimet e këngëtareve shqiptareve me famë botërore,  Rita Ora dhe Bebe Rexha të cilat kanë publikuar foto me divën e muzikës.

Madje Rita Ora nuk kursehet në urimin e saj dhe e quan Jennifer-in një mbretëreshë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos