Jeta e fshehtë e Bill Gates, pushimet e përvitshme me ish të dashurën dhe marrëdhënia me gruan

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 11:16 | Lifestyle

Pas divorcit të miliarderit Bill dhe Melinda Gates, kanë dalë në pah edhe disa “marrëveshje” të çuditshme mes tyre. Kështu, shefi i Microsoft mund të kalonte çdo vit, një fundjavë me ish-të dashurën e tij sipërmarrëse, Ann Winblad.

65-vjeçari dhe kapitalistja Winblad, 70-vjeç, ishin të lidhur në vitet '80, por u ndanë në 1987, në të njëjtin vit kur Bill u takua me gruan e ardhshme Melinda.

Pas ndarjes miqësore, çifti mbajti një miqësi të fortë dhe në vitin 1997 në TIME Magazine, Bill tha: "Kur isha duke menduar për martesën me Melinda, unë thirra Ann dhe kërkova miratimin e saj."

Ajo e miratoi martesën e tyre dhe ish të dashuruarit vazhduan pushimet e tyre tradicionale vjetore.

''Kur takohemi, ne ndajmë mendimet tona për botën dhe veten tonë", thotë Ann.

Divorci i Bill dhe Melinda do të jetë një nga divorcet më të shtrenjta në histori dhe çifti do të ndajë një pasuri prej 130 miliardë dollarësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos