
Një 60-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi u zu poshtë nga një shtyllë elektrike gjatë punimeve në fshatin Vasie të Dibrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45 të kësaj të enjteje. Sipas informacioneve paraprake të policisë, 60-vjeçari me profesion elektricist, po punonte për vendosjen e një shtylle elektrike, e cila dyshohet se është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.
I dëmtuari u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Dibër/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2026, rreth orës 11:45, në fshatin Vasie, Dibër, shtetasi L .Sh., rreth 60 vjeç, me profesion elektriçist, dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve për vënien e një shtylle elektrike, është rrëzuar shtylla dhe për pasojë e ka zënë poshtë, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari, ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)