Kufiri detar me Greqinë, ministri Ferit Hoxha në A2: Faktor i paanshëm për zgjidhjen e kësaj çështjeje

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 12:47 | Politikë

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, u shpreh se sa i përket kufirit detar me Greqinë, kjo është çështje për të cilën është rënë dakord që ta zgjidhë drejtësia ndërkombëtare.

“Greqia është vend mik, partner ekonomik dhe duam të forcojmë marrëdhëniet strategjike. Sigurisht që kemi edhe çështje të trashëguara, që duam t’i adresojmë me shumë seriozitet. Për delimitimin e zonave detare parimi ynë është i qartë: aty ku negociatat dypalëshe nuk kanë arritur të prodhojnë zgjidhje, do duhet të flasin mekanizmat ndërkombëtare. Kemi rënë dakord që zgjidhjen e kësaj çështjeje ta japim përmes faktorit të paanshëm, që është drejtësia ndërkombëtare”, tha Hoxha në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” nga Andi Nuraj, në A2CNN.

“Çështja do i dërgohet për zgjidhje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nuk dua të vendos data për çështje kaq komplekse, por qëllimi është që të mbyllet sa më shpejt”, shtoi Hoxha.

Sipas tij, “nuk duhet lejuar që çështje të së shkuarës të pengojnë në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënies strategjike që Shqipëria dhe Greqia duhet të kenë sot dhe në të ardhmen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos