Protestat paqësore janë një e drejtë demokratike, ndërsa dhuna është e papranueshme, pavarësisht se nga kush vjen. Kështu u shpreh ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Ajo u kërkoi të gjitha palëve, pa përjashtim, të bëjnë përpjekje të vërteta për dialog, në mënyrë që pakënaqësitë të dëgjohen dhe të trajtohen.
“Protestat paqësore janë një e drejtë demokratike. Dhuna nuk ka vend në jetën demokratike, pavarësisht se nga kush vjen. Ajo që mungon sot është dialogu dhe të gjitha palët, pa përjashtim, duhet të bëjnë përpjekje të vërteta për të nisur dialogun. Ne duhet ta luftojmë këtë polarizim dhe kjo mund të bëhet vetëm me mënyra demokratike, duke gjetur mënyrat që pakënaqësitë të dëgjohen dhe të trajtohen, jo me anën e dhunës. Protesta kemi edhe në Europë, në shumë shtete. E rëndësishme është të kuptojmë se cilat janë pakënaqësitë dhe të gjejmë mënyrat për t’i trajtuar ato", Sofia Moreira de Sousa. (A2 Televizion)