“Ji i lumtur”, vogëlushi shkruan mesazhe zemre mbi ushqimin e pacientëve me Covid

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 22:39 | Lifestyle
“Ji i lumtur”, vogëlushi shkruan mesazhe zemre mbi ushqimin e

Ndërsa vala e dytë e pandemisë Covid-19 vazhdon të rritet në Indi, një fotografi e një djali të vogël që shkruan mesazhe zemre në paketat e ushqimit të destinuar për pacientët me Covid-19 po bën xhiron në botës në internet.

Në foton virale vogëlushi shihet duke shkruar: “Ji i lumtur” mbi paketat e vakteve të përgatitura nga nëna e tij për pacientët pozitivë me Covid. “Ngrohtësi nga zemra. Shërbimi vjen në të gjitha madhësitë dhe çdo kontribut ka rëndësi. Ky djalë i vogël shkruan "ji i lumtur" në këto kuti ushqimesh që nëna e tij bën për pacientët, "shkroi përdoruesi i Twitter Advaita Kala, duke shpërndarë foton.

Që prej shpërndarjes në internet, postimi ka mbledhur mijëra pëlqime dhe shumë njerëz që e panë foton e lavdëruan djalin për gjestin e tij. (A2 Televizion)

https://twitter.com/AdvaitaKala/status/1394994856649392135

A2 CNN Livestream

Latest Videos